Rama: Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së

Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike ndërkombëtare ndoqën nga afër çdo zhvillim të samitit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që u mbajt në Tiranë më 16 maj.

Rama: Zgjedhjet në Shqipëri, shprehja 100% e vullnetit të popullit

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas samitit të Komunitetit Politik Europian, i pyetur mbi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, Rama tha se raporti përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

Frederiksen: Koha që Evropa të mbrojë veten, Rama: Edhe idealin mbi të cilin është ngritur

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vend i cili është pritësi i radhës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp

Rama pret princin sovran të Monakos

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim princin sovran të Monakos, Albert II, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Rama pret kryeministrin e Belgjikës, Bart de Wever

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministrin e Belgjikës, Bart de Wever, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Rama mbyll seancën e parë të KPE: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Kryeministri Edi Rama mbylli punimet e seancës së parë të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ftuar të pranishmit në drekën zyrtare.

Ursula von der Leyen: Në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se, se ndryshimet e tanishme janë historike, ndërsa e cilësoi Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë, të rëndësishëm për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët.

Zelensky: Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga kjo

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në fjalën e mbajtur sot, në samitin e Komunitetit Politik Europian, që po zhvillon punimet në Tiranë, deklaroi se “Ukraina është e gatshme për t’i dhënë fund luftës”.

Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi sot në fjalën e seancës së parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se, “titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend “një Europë e re në një botë të re”.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit u përqendrua te Europa dhe mbi 52% e shqiptarëve votuan për PS për anëtarësimin në Bashkimin Europian.