
Tag: OSBE ne Shqiperi
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi priti sot në Kuvend ambasadorin Michael Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Institucione të drejtësisë nga rajoni u mblodhën, sot, në Tiranë, në konferencën dyditore “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, për të shkëmbyer përvoja, për të trajtuar sfida që lidhen me integritetin gjyqësor dhe për të diskutuar mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së dhe Njësisë për Çështjet Strategjike të Policimit dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, po organizon më 10 dhe 11 shtator në Durrës një seminar dyditor rajonal sa i përket lidhjeve mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm.
Prezenca e OSBE në Tiranë në një reagim për një media shqiptare u shpreh se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti një delegacion të kryesuar nga ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, i shoqëruar nga ambasadorja e Irlandës në Athinë, Ciara O’Floinn dhe ekipet e tyre.
Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Në muajt maj dhe qershor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhuroi pajisje moderne IT dhe media për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, gjatë vizitës në Pogradec ka zhvilluar edhe një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Kryetari i Prezencës i OSBE, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një vizitë në Pikën Kufitare të Kakavijës.









