“Lufta e Re e Ftohtë”: Amerika, Kina dhe jehona e historisë

A po hyn bota në një Luftë të re të Ftohtë? Përgjigja jonë është po dhe jo. Por nëse nënkuptojmë një rivalitet ndërkombëtar të zgjatur në kohë, luftërat e ftohta në këtë kuptim janë po aq të vjetra sa vetë historia. Disa u bënë të nxehta, disa jo:asnjë ligjësi nuk e garanton rezultatin përfundimtar.