Të rinjtë me aftësi të kufizuara në “Genuine Cup 2026”, Sala: Hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Për herë të parë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e personave me aftësi të kufizuara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, një aktivitet ndërkombëtar sportiv që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht.


Për herë të parë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e personave me aftësi të kufizuara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, një aktivitet ndërkombëtar sportiv që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht.

Pjesëmarrja e 12 futbollistëve të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale në këtë kompeticion është një dëshmi e angazhimit për përfshirjen sociale, fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe garantimin e mundësive të barabarta.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Evis Sala, së bashku me Zv.presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Geri Çipi, dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, vizituan ekipin përfaqësues gjatë seancës së radhës stërvitore, përpara nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bashkëbisedim me futbollistët dhe prindërit e tyre, ministrja Sala vlerësoi këtë moment historik për sportin gjithëpërfshirës në Shqipëri, duke theksuar se Qeveria Shqiptare po ndërton politika që shkojnë përtej mbështetjes ekonomike, duke krijuar mundësi reale për pjesëmarrje në arsim, punësim, kulturë dhe sport.

“Për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Genuine Cup me një ekip të të rinjve me aftësi të kufizuara. Kjo është një arritje sportive, por mbi të gjitha është një fitore për përfshirjen. Politikat tona synojnë që çdo person me aftësi të kufizuara të ketë më shumë mundësi për të mësuar, për të punuar, për të bërë sport dhe për të qenë pjesë aktive e jetës së vendit,” u shpreh ministrja Sala.

Ministrja Sala falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit, organizatën “Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me ÇSA & P.A.K / Autizmi Flet”, trajnerët, prindërit dhe të gjitha strukturat e përfshira në realizimin e kësaj nisme.

Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e përfshirjes dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara përmes sportit.

“Ky është një mesazh i qartë se futbolli është gjithëpërfshirës, që edhe këta persona të ndihen njësoj si gjithë të tjerët dhe të krijojnë e të zhvillojnë një aktivitet normal si të gjithë ne”, tha Çipi.

Ndërsa, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Blendi Fevziu, falënderoi të gjitha institucionet dhe strukturat që bënë të mundur këtë përfaqësim të Shqipërisë, duke vlerësuar shembullin frymëzues që japin këta të rinj në tejkalimin e sfidave përmes sportit.

“Kjo tregon, së pari, se nuk ka pamundësi në jetë, pra se gjithçka është e mundur, dhe, së dyti, se futbolli është gjithëpërfshirës, si për ata që stërviten çdo ditë në futbollin profesionist, ashtu edhe për ata që janë amatorë, por edhe për këta të rinj që kanë pasur një vështirësi në jetën e tyre dhe përpiqen ta tejkalojnë pikërisht nëpërmjet futbollit”, u shpreh Fevziu.

Pjesëmarrja në “Genuine Cup 2026”, është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe i angazhimit për zbatimin e politikave që promovojnë gjithëpërfshirjen, integrimin dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara.

Përmes zgjerimit të shërbimeve komunitare, rritjes së aksesit në arsim, rehabilitim, punësim dhe aktivitete sociale, synohet garantimi i mundësive të barabarta dhe krijimi i kushteve që çdo individ të zhvillojë potencialin e tij dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë.

Burimi ATSH

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…