Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve. Duke filluar nga muaji shtator, propozohet heqja e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e kontrollit bazë shëndetësor (Check-Up), duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta përfitojnë këtë shërbim falas. Paralelisht, intensifikohen politikat sociale për të moshuarit dhe, për herë të parë, lançohet Linja e Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim i dedikuar për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe shërbimeve të tjera publike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec, ku prezantoi nismat e reja që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, rritjen e aksesit në shërbime dhe garantimin e një mbështetjeje më të afërt e më gjithëpërfshirëse.

Ministrja Sala tha se MSHMS ka propozuar pranë Këshillit të Ministrave një ndryshim të rëndësishëm në programin kombëtar të Check-Up, i cili është në pritje të miratimit nga qeveria shqiptare dhe synon zgjerimin përfitimin e kontrollit bazë shëndetësor falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.

“Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, deklaroi ajo.

Po ashtu, ministrja Sala bëri me dije se po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në Shqipëri, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për këtë grupmoshë, një shërbim i cili do të ofrohet si fillim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në rajone të tjera.

Gjatë takimit, ministrja u ndal edhe te masat për forcimin e menaxhimit administrativ në spitale dhe garantimin e respektimit të orarit të punës nga personeli shëndetësor, duke bërë të ditur se kanë nisur kontrollet administrative në strukturat spitalore në të gjithë vendin.

Në vijim, ministrja Sala prezantoi edhe shërbimin më të ri social në mbështetje të të moshuarve, lançimin e Linjës së parë të Këshillimit për të Moshuarit, një mekanizëm i ri komunikimi që synon t’u ofrojë të moshuarve dhe familjarëve të tyre informacion, orientim dhe mbështetje për përfitimin e shërbimeve publike.

“Për herë të parë po krijojmë një linjë të dedikuar këshillimi për të moshuarit, ku ata do të mund të marrin informacion, orientim dhe mbështetje për çdo shërbim shëndetësor, apo social për të cilin kanë nevojë. Synimi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa informacion dhe pa akses në shërbimet publike”, vijoi Sala.

Përmes këtyre nismave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit për të moshuarit, duke kombinuar parandalimin, shërbimet e specializuara dhe mbështetjen sociale. Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042.

Marrë nga ATSH

Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar sot shifra nga numri i vizitorëve në sitet kulturore duke…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar sot shifra nga numri i vizitorëve në sitet kulturore duke…