
Tag: Biznes
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” dhe deri në datën 5 tetor janë miratuar 32 kredi me një vlerë që shkon në rreth 5 milionë euro.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesi fason duhet të kalojë në cikël të mbyllur prodhimi “Made in Albania”, pasi krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues për këtë industri.
Përmbushja e standardeve të mjedisit, shoqërisë dhe qeverisjes siç njihen ndryshe (standartet ESG) po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, aksesin në financim dhe integrimin e tyre në tregun evropian, deklaroi Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj siguroi sot gatishmërinë e qeverisë për të mbështetur nismat që i afrojnë bizneset shqiptare me tregjet europiane.
Ulja e kostove të remitancave, nxitja e përdorimit të kanaleve formale të transfertave dhe modernizimi i sistemeve të pagesave ishin në fokus të diskutimeve në Konferencën e 10-të të Bankave Qendrore të Mesdheut, ku Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj.
Një delegacion i Administratës Doganore Shqiptare, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Besmir Beja, zhvilloi në Bruksel takimin e parë koordinues me Drejtorinë e Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor të Komisionit Europian (DG TAXUD)
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hartuar projektligjin për mbikëqyrjen e grupeve financiare që zhvillojnë veprimtari në disa fusha të tregut financiar.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për eficiencën e investimeve publike (PIMA), të kryesuar nga Ian Hawkesworth.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se mbi 1 700 biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa 800 prej tyre janë në proces trajtimi.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se platforma “Pasqyra e çmimeve” është në fazat përfundimtare të përgatitjes dhe pritet të vihet në funksionim në 10-ditëshin e parë të tetorit.









