
Category: Ministrite
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se sistemi i monitorimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugore, do të kryhet përmes përdorimit të dronëve dhe mjeteve inteligjente.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se po ndërmerren hapat e duhur për të garantuar jo vetëm një sezon veror më të pastër.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, vizitoi gjimnazin “28 Nëntori”, një nga institucionet elitë të arsimit në vend.
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, mes të cilëve ishte ai sa i përket nderimeve të ditës së 9 majit, Ditës së Evropës, me anë të një eventi madhështor.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e ndjeshme të mbështetjes për shpërblimet për sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se katër bashki kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paktës së Maleve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes, Nenad Laloviç dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, me rastin e Kampionatit Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, duke vënë në fokus diplomacinë ekonomike dhe potencialin e Shqipërisë për investime të huaja.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, se procesi i rivlerësimit të pasurive ka nisur zyrtarisht dhe po vijon me ritme të mira, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim të tij.
Në kuadër të Forumit Ekonomik te Delfit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihai Popșoi.








