AZHBR: Mbështetje deri në 500 mijë lekë për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ftoi sot subjektet e interesuara të aplikojnë deri më 6 korrik për të përfituar mbështetje financiare


Skema Kombëtare në Bujqësi për vitin 20026 ofron mbështetje deri në 500 mijë lekë për subjekt, për mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ftoi sot subjektet e interesuara të aplikojnë deri më 6 korrik për të përfituar mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve, makinerive dhe mjeteve bujqësore që kontribuojnë në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të fermës.

Sipas AZHBR-së, masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimore.

“Përfitimi shkon deri në 500,000 lekë për subjekt dhe jo më pak se 50,000 lekë për subjekt”, bëri të ditur AZHBR.

Aplikimet për masat direkte kryhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.

Burimi ATSH

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bredhi i Hotovës, një nga thesaret më të çmuara natyrore

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi sot rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, duke i…