
Category: Ministrite
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët e rinj dhe 76 kadetët e vitit të parë të Akademisë së Forcave të Armatosura.
60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve të Kulturës i cili sot mban emrin Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, një gur themeli në rrugën e gjatë të ruajtjes, mbrojtjes e promovimit së trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në tryezën ministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Podgoricë, ku temat kryesore ishin infrastrukturat kërkimore dhe Inteligjenca Artificiale në shkencë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot shkollën 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, e cila është transformuar në një institucion model sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se, protesta mbarëkombëtare e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën e Hagës, ishte emocionuese dhe e duhur.
Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit morën pjesë në takimin e punës me temë “EU Law Approximation in Albania”, organizuar nga TAIEX, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit dhe Evropës Lindore (DG ENEST).
Një sërë aktivitetetesh artistiko-kulturore janë të programuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj jave në Tiranë e qytete të tjera.









