
Category: Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në Kuvend se fondi për pushtetin vendor në projektbuxhetin 2026 arrin në 1,2 miliardë euro, ose 3,52% të PBB-së, duke mbështetur veçanërisht investimet.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo prezantoi sot “Paketën e Maleve”, një nismë që synon të nxisë investimet në zonat malore të vendit dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, turizëm dhe punësim.
Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot, se pushteti lokal është një aktor kryesor sa i takon përgjigjes së Emergjencave Civile në territor, ndaj bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet e emergjencave.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë.
Në Vlorë u zhvillua një takim pune me grupin e ngritur për ristrukturimin e qeverisjes vendore, nën drejtimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, theksoi sot se Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë kryetarët dhe punonjësit e bashkive në të gjithë vendin dhe do të ketë një bord të përbashkët mes bashkive dhe qeverisë.
Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.
Portali www.paketamaleve.gov.al, nga sot është aktiv për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të investuar në tokën që posedojnë në zonat malore të vendit.








