Demo: 65 milionë euro financim shtesë për bashkitë, fonde për emergjencat dhe transportin publik

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një paketë të gjerë masash financiare dhe reformash që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një paketë të gjerë masash financiare dhe reformash që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Gjatë një konference për shtyp mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor, Demo bëri të ditur se qeveria ka plan të qartë për mbështetjen e bashkive.

“Përmes Aktit Normativ u miratua një paketë financimi shtesë prej 65 milionë eurosh për bashkitë, që do të shkojë për investime në infrastrukturën lokale përmes programeve të ndryshme siç janë restaurimi i fasadave të ndryshme, rrugë rurale dhe asfaltim”, deklaroi ministri.

Demo cilësoi risi faktin që 30 milionë euro janë parashikuar për fuqizimin logjistik të bashkive, ku 20 milionë euro për emergjencat civile dhe 10 milionë euro për përmirësimin e transportit urban.

“20 milionë euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave mbrojtjes nga zjarret, përmbytjet. Ndërsa financim prej 10 milionë eurosh do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim nga qytetarët”, tha Demo.

“Do të krijojmë bashkëpunim me FSHZH dhe bashkitë për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përgjigje më të shpejtë ndaj ankesave të qytetarëve,” tha Demo.

Ai shtoi se këtë javë do të prezantohet “Rilindja 2.0”, një qasje e re zhvillimore me fokus në transformimin e territorit, mbështetjen e start-up-eve, qendrat shëndetësore dhe zhvillimin e zonave industriale.

Demo theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian po ecën me ritme të shpejta, ndërsa kapitulli 22, që lidhet me fondet e kohezionit, pritet të avancojë në vijimësi me synim mbylljen e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…