Kumbaro: Transport për 38 mijë nxënës dhe libra falas për 236 mijë në vitin 2026

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro po prezanton ditën e sotme buxhetin 2026 në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet ku theksoi se “ky buxhet ka rritje të ndjeshme të fondeve për mësuesit, për infrastrukturën shkollore, për digjitalizimin dhe lidhjen e teknologjisë me procesin e të nxënit”.

Ekspozitë kushtuar ushtarakut britanik Aubrey Herbert, mikut të Shqipërisë

Në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me Ambasadën britanike, prezantuan ekspozitën dokumentare dhe fotografike mbi veprimtarinë e ushtarakut britanik, mbrojtësit të pasionuar të pavarësisë së Shqipërisë, Aubrey Herbert.

Historike, Shqipëria arrin kualifikimin në fazën “play-off” të Botërorit 2026

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të artë në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parafundit të Grupit K të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.

Gonxhja: Shqipëria dhe Italia drejt projekteve të reja në kulturë dhe turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot takime me ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, dhe me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè

Rama: Mbyllim negociatat brenda 2027-ës, Presidenca italiane e BE-së dorë e fatit në proces

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria nuk ka qenë kurrë në nivelin që është sot në arenën ndërkombëtare.

Rama: Kompani e përbashkët shqiptaro-italiane për ndërtimin dhe riparimin e anijeve

Kryeministri Edi Rama informoi sot se kompania e përbashkët shqiptaro-italiane mes kompanisë italiane, Fincantieri dhe kompanisë shqiptare KAYO, për të ngritur kantierin e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve në Pashaliman parashikohet që në vitin 2031 të krijojë një vlerë prej 400 milion eurosh në një vit.

Rama: Prani më e madhe e kompanive italiane në të ardhmen e afërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë në medie, nga Roma, se Shqipëria ka potencial të madh për tërheqjen e investimeve të reja, me mbështetjen e qeverisë italiane dhe besimin e kompanive të mëdha.

Rama: BE, projekti më i jashtëzakonshëm në historinë e politikës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria duhet të kryejë detyrat e saj me sukses deri në vitin 2027 dhe të ulet në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama: Do të ishte mirë të kishim opozitë, po i bëjmë opozitë vetvetes

Kryeministri Edi Rama komentoi sot situatën politike në vend, duke nisur me rolin e opozitës, të cilën e përshkroi si jo funksionale.

Memorandum mirëkuptimi midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Kombëtar të Arteve në Romë

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë.