Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do të kompensohen një për një

Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht, premtoi kompensim të dëmeve.

Kumbaro: Forcat zjarrfikëse në qarkun e Gjirokastrës, në gatishmëri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u takuan me forcat zjarrfikëse të kësaj bashkie për mbarëvajtjen e operacioneve kundër zjarreve në qark.

Kreu i zjarrfikësve në Shkodër: Shumica e 230 rasteve, nga pakujdesia njerëzore

Shumica e zjarreve në bashkinë e Shkodrës këtë verë janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve. Kështu vuri në dukje Agim Ponari, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës Shkodër në prononcim për mediet

AKZM evidenton dëmet nga zjarri në Syrin e Kaltër: 30.66 ha sipërfaqe e djegur

6

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Me këtë zgjerim, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës synon të thjeshtojë procedurat, të rritë transparencën dhe t’u ofrojë si bizneseve ashtu edhe qytetarëve një mjet praktik për të menaxhuar detyrimet e tyre vendore dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm në kohë reale.

MM: Situata e zjarreve më e stabilizuar, 29 vatra aktive nga 57 të raportuara

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën nga zjarret në rang vendi.

Rama: Forcat Komando pastruan 10 km front zjarri mes Delvinës dhe Gjirokastrës, mirënjohje

Në të gjithë vendin situata e krijuar nga zjarret është përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

Policia: 137 zjarrvënës të identifikuar në tre muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori, kryesisht në disa bashki në jug të vendit. Më të prekurat nga këto zjarre kanë qenë fshatra të bashkive Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Manastirliu: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet hap dyert në shtator me ambiente të reja

Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Vengu: Forcat Komando, vendimtare për frenimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se Forcat Komando kanë qenë të angazhuara në vijën e parë të përpjekjes gjithëpërfshirëse për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit.