
Category: Ditari
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi ekspozitën si një ngjarje me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit pyjor, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Bashkia Malësi e Madhe ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy futbollistët e Kombëtares, Mario Mitaj dhe Armando Broja si dhe kampionin e botës në boks Jurgen Uldedaj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari shprehu sot mirënjohjen për dy efektivët e Policisë së Shkodrës që falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme, i shpëtuan jetën një gruaje që tentoi të vetëmbytej në ujërat e Bunës.
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku përcolli urimet e tij me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po vijon rritjen e qëndrueshme ekonomike, duke e pozicionuar vendin ndër ekonomitë me performancën më të lartë, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuara katër vajza nga Kina, të cilat kishin studiuar gjuhën shqipe.
Agjencia Kombëtare e Rinisë ka publikuar thirrjen për Programin e Talenteve Rinore.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çmimi i karburantit ka pësuar rritje si pasojë e krizës globale që ka ndikuar drejtpërdrejt zinxhirin e furnizimit të naftës.









