Shqipëria prezanton potencialin e sipërmarrjes në MOS 2026 në Slloveni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me tetë kompani shqiptare, po përfaqëson vendin në pavijonin kombëtar, ku sipërmarrjet shqiptare prezantojnë produktet, shërbimet dhe mundësitë për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

Shqipëria po prezanton potencialin e sipërmarrjes shqiptare në edicionin e vitit 2026 të Panairit Ndërkombëtar të Biznesit MOS, që zhvillohet në Celje të Sllovenisë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me tetë kompani shqiptare, po përfaqëson vendin në pavijonin kombëtar, ku sipërmarrjet shqiptare prezantojnë produktet, shërbimet dhe mundësitë për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.

Në ditën e parë të panairit, pavijoni shqiptar u vizitua nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Oljan Kanushi. Gjatë vizitës, ata u njohën me kompanitë shqiptare pjesëmarrëse dhe ofertën e tyre në tregjet ndërkombëtare.

MOS 2026 zhvillohet në Celje nga 16 deri më 20 shtator dhe fokusohet te biznesi, inovacioni, sipërmarrja, teknologjia dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim.

Në kuadër të panairit, pavijoni shqiptar shërben edhe si hapësirë për takime B2B (biznesi te biznesi), prezantime dhe krijimin e kontakteve të reja mes bizneseve shqiptare dhe partnerëve të huaj.

Marrë nga ATSH

Shqipëria prezanton potencialin e sipërmarrjes në MOS 2026 në Slloveni

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), së bashku me tetë kompani shqiptare, po përfaqëson vendin në pavijonin kombëtar, ku…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia