
Category: Ditari
Këshilli i Ministrave ratifikoi sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure u përmbyll akti i dymbëdhjetë nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën të vitit 2024, si veprim i fundit ligjor për Kapitullin 25 të negociatave me Bashkimin Europian.
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin e 11-të të Nismës së Tre Deteve, të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku lindi kjo platformë nga 13 vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka zhvilluan një takim me ministrin Federal të Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës në Dublin, Irlandë, u prit në një takim nga deputeti Barry Ward dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi priti në takim Avokatin e Popullit, Endrit Shabani.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se Durrësi është dëshmia më e madhe e të shkuarës së lavdishme, por edhe i një të ardhmeje që mëson nga e kaluara.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e një reforme të thelluar për menaxhimin e territorit dhe mënyrën se si ky proces do të ndikojë në jetën e qytetarëve për 30-40 vitet e ardhshme.
Ekonomia shqiptare vijoi trendin pozitiv të rritjes gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar u paraqit i qëndrueshëm, me nivele të larta kapitalizimi dhe me rënie të mëtejshme të kredive me probleme.
Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili vlerësoi rëndësinë e panairit si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin bujqësor.









