Nga tregu lokal në eksport, fermeri në Kozarë zgjeron fermën me mbështetjen e AZHBR-së

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale historinë e fermerit, i cili e ka të përqendruar aktivitetin në kultivimin e perimeve në sera dhe në fushë të hapur, si dhe në prodhimin e frutave.


Nga një fermer lokal me 20 vite përvojë në bujqësi, te një prodhues që investon në modernizimin e serrave dhe zgjerimin e kapaciteteve, historia e Ilia Dakës në Slacë të Kozarës është një tjetër shembull i zhvillimit të fermave përmes skemave të mbështetjes në bujqësi.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale historinë e fermerit, i cili e ka të përqendruar aktivitetin në kultivimin e perimeve në sera dhe në fushë të hapur, si dhe në prodhimin e frutave.

“Unë jam një fermer dhe prodhues bujqësor. Aktiviteti im është i përqendruar kryesisht në kultivimin e perimeve në serra dhe në fushë të hapur, si dhe në prodhimin e frutave. Produktet e fermës i dedikohen kryesisht eksportit, por një pjesë e tyre tregtohet edhe në tregun vendas”, shprehet Daka.

Ai tregon se në fermën e tij zbaton praktikat e mira bujqësore dhe përdor teknika bashkëkohore të kultivimit, duke synuar rritjen e cilësisë dhe rendimentit.

Një nga investimet që ka ndikuar në mekanizimin e aktivitetit të tij është edhe përfitimi i një traktori së bashku me agregatet bujqësore, përmes skemave të mbështetjes.

“Nëpërmjet skemave të mbështetjes për bujqësinë kam përfituar një traktor së bashku me agregatet përkatëse. Këto mjete më mundësojnë kryerjen në kohë dhe me efikasitet të punimeve bujqësore, si në serra, ashtu edhe në tokat e mbjella në fushë të hapur”, shprehet Daka.

Sipas tij, investimet dhe mbështetja për mekanizimin e fermës kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Daka vlerëson se kombinimi i investimeve në infrastrukturë me pajisjet dhe makineritë bujqësore krijon mundësi për zgjerimin e prodhimit dhe për përmbushjen e kërkesave të tregut.

“Mbështetja me makineri bujqësore, së bashku me infrastrukturën mbështetëse, procedurat dhe kapacitetet prodhuese në serra dhe në fushë të hapur, krijon mundësi për zgjerimin e prodhimit dhe përmbushjen më mirë të kërkesave të tregut të eksportit dhe atij vendas”, shprehet fermeri.

Mbështetja përmes programeve të AZHBR-së, përfshirë programin IPARD dhe Skemën Kombëtare, synon të nxisë modernizimin e fermave, mekanizimin e bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…