
Category: Ditari Diplomatik
Hasani vlerësoi rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksoi rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi një bisedë me raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, në Bruksel
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë organizoi sot një pritje me rastin e ditëlindjes.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi takim me zv.kryeministrin dhe homologun e tij të Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popșoi.
Shqipëria përmbyll me sukses Presidencën e saj të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, me moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë sot në samitin “Evropë Juglindore – Ukrainë”, i cili zhvillohet në Odesa.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.









