AIDA forcon bashkëpunimin me agjencinë algjeriane për promovimin e investimeve

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri (AIDA), Laura Saro, zhvilloi sesion pune online me përfaqësues të Agjencisë Algjeriane për Promovimin e Investimeve (The Algerian Agency for Investment Promotion), institucion homolog i AIDA-s në Algjeri.