
Category: Aktualitet
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.
Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.
Me rastin e përfundimit të mandatit të drejtores së përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një videomesazh përmes të cilit vlerëson maksimalisht rolin e saj në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Qeveria gjermane nënshkruan sot marrëveshjen e partneritetit institucional për forcimin e zbatimit të ligjit të konkurrencës në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa lëvizje në nivel zëvendësministrash.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot që ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days” (Ditët e mbështetjes së investitorëve), për të forcuar dialogun me investitorët e huaj dhe për të nxitur zgjerimin dhe riinvestimin e kompanive që operojnë në Shqipëri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 synon të ruajë ekuilibrat makroekonomikë dhe socialë, duke u fokusuar tek investimet publike dhe prioritetet sociale që garantojnë stabilitet dhe progres afatgjatë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, i cili sipas tij, nuk është thjesht një dokument financiar, por “kontrata e qeverisë me qytetarët për zhvillim të qëndrueshëm, mirëqenie sociale dhe konsolidim fiskal”.









