
Category: 24/7
Tregtia me shumicë dhe pakicë, si edhe sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, kanë kryesuar regjistrimet e bizneseve të reja, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në Bruksel, në tryezën e diskutimeve mes vendeve kandidate dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian të organizuar në kuadër të instrumentit TAIEX, mbi transpozimin e Aktit Europian të Lirisë së Medias, EMFA, në legjislacionet respektive.
Më 29 janar 1932 u çel e para shkollë arti në Shqipëri, Shkolla e Vizatimit.
Shkolla e Vizatimit, e çelur në Tiranë, ishte institucioni i parë i artit në Shqipëri, themeluar nga Andrea Kushi, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Ajo synonte edukimin e talenteve të reja me realizëm dhe hodhi bazat e arteve figurative kombëtare, duke u bërë qendër e rëndësishme e realizmit kritik deri në mbylljen e saj më 1939.
Në atë shkollë të mesme artistike me program të plotë arsimor të kulturës së përgjithshme dhe asaj profesionale, jepnin mësim Odhise Paskali, Andrea Kushi, Abdurrahim Buza dhe Mario Ridola. Ky i fundit, me urdhër të Drejtorisë Teknike Italiane, krijuar enkas pranë Ministrisë së Arsimit, qe emëruar drejtor i shkollës.
Pak kohë më vonë, me urdhër të ministrit të Arsimit Mirash Ivanaj, ai u zëvendësua nga Odhise Paskali. Shkolla e vizatimit kurorëzoi përpjekjet dhe aspiratat e forcave përparimtare për të vënë themelet e edukimit të talenteve të reja, mbi baza profesionale, kombëtare. Në këtë shkollë morën mësimet e para mjeshtrit e shquar të pikturës dhe skulpturës si: Ibrahim Kodra, Sadik Kaceli, Foto Stamo, Shefqet Agalliu, Filip Makoçi etj., që vijuan me sukses studimet më tej, në akademitë e Romës, Parisit, Athinës.
Programet mësimore dhe metodat e mësimdhënies të lëndëve profesionale ishin sipas modeleve të shkollave perëndimore, mbi bazën e studimit realist nga natyra, me kërkesa akademike, por ku ndjehej toleranca dhe shfrytëzimi i kulturës evropiane, futja e elementëve bashkëkohorë. Shkolla e Vizatimit u mbyll në vitin 1939.
Administrata Tatimore bën të ditur se problematika e evidentuar ditët e fundit në përdorimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur dhe se është plotësisht funksionale dhe në shërbim normal për të gjithë tatimpaguesit.
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri sot të ditur se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime janë dhënë për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri. Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën Teknologjike 2026 të Organizatës Botërore të Doganave (WCO), e cila nisi sot nën temën “Fleksibiliteti Doganor në një Botë Komplekse: Sigurimi dhe Lehtësimi i Tregtisë përmes Inovacionit”.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ekipin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ngritjen e Agjencisë “Innovation4Albania”, një institucion publik buxhetor nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, me seli në Tiranë.









