
Category: 24/7
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI) ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”, i cili synon zgjidhjen përfundimtare të një problematike të akumuluar ndër vite, lidhur me shoqëritë tregtare shtetërore që vijojnë të qëndrojnë për periudha shumëvjeçare në proces likuidimi, pa u çregjistruar përfundimisht.
Bizneset në Shqipëri janë më optimiste për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike në këtë fillimvit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije lajmin, ndërsa tha se ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë me dije se nga kjo e hënë ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga dy shoqata gjyqtarësh për rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe problematike nga pikëpamja e logjikës dhe e etikës institucionale.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga projekti i restaurimit, duke bërë të ditur se godina është shpëtuar nga asgjësimi dhe do të shërbejë si qendër administrative e Polit të ri të Dijes.
Në Jeruzalem javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i zgjodhi fjalët e tij me kujdes dhe i zgjodhi ato sipas traditës hebraike, sipas “The Jerusalem Post”.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përshëndeti vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje shifrat e referuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Buxheti i mbrojtjes për vitin 2026 ka tejkaluar objektivin bazë të shpenzimeve, duke kaluar nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që do të thotë ka kaluar mbi pragun standard të përcaktuar nga NATO për vendet anëtare.









