
Category: 24/7
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi në Bruksel një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.
Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, priti sot një delegacion me përfaqësues të disa institucioneve ndërkombëtare bankare dhe të investimit, mes tyre edhe Bank of America, Wellington Management, Franklin Templeton, Janus Henderson Investors dhe Degroof Petercam.
Mijëra ligjvënës dhe këshilltarë kinezë do të mblidhen së shpejti në Pekin për Dy Sesionet vjetore. Kjo ngjarje ofron një mundësi të rëndësishme për botën për të kuptuar demokracinë popullore të Kinës në të gjithë procesin, por njëkohësisht shërben edhe si një dritare për të vëzhguar zhvillimin e vendit dhe për të kuptuar drejtimin e politikave të tij për vitet e ardhshme.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, zhvilloi në Tiranë takimin e radhës të Komitetit Teknik me partnerët francezë, në kuadër të programit FASEP, për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi menaxhimin e mbetjeve në tre zona strategjike të vendit.
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën diskutoi sot projektvendimin “Për miratimin e planit strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026-2030.”
Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosław Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushje të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike. Skema përfshin detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2024 dhe synon të ndihmojë klientët në përballimin e debive të akumuluara.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Drejtorisë së Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor në Komisionin Europian (DGTAXUD), me fokus vlerësimin e kapaciteteve të Administratës Doganore Shqiptare në kuadër të procesit të integrimit europian.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës









