
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Pasqyrë Albania” do të përmbajë një sërë komponentësh, përfshirë mundësinë për të ndjekur në kohë reale projektet qeveritare dhe veprat publike të financuara nga taksat e qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e të paraburgosurve në vend.
Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet turistike më të përfolura në Evropë, ndërsa gjithnjë e më shumë francezë po e zgjedhin vendin për pushimet e tyre, sipas një artikulli të botuar në median digjitale franceze “Peaches.fr”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një prej momenteve të rëndësishme të përmbylljes së studimeve të tyre.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me përfaqësues të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë
Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit, duke theksuar se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.
Libri “Usta Josifi dhe sazet e Përmetit” me autor Niko Mihalin u promovua sot, në Bibliotekën Kombëtare, qendra “Sotir Kolea”, Tiranë.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se procesi i zgjerimit të BE-së po përjeton një moment të ri, duke theksuar se këtë vit janë arritur më shumë rezultate sesa në 25 vitet e fundit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur konsultimet me partitë politike për mundësinë e zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hartuar projektligjin për mbikëqyrjen e grupeve financiare që zhvillojnë veprimtari në disa fusha të tregut financiar.









