Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.


Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.

Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Rama do të zhvillojë një takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Bllokut Lindor dhe me drejtues ekzekutivë (CEO) të kompanive më të rëndësishme të Europës Lindore.

Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Në orën 18.30, Kryeministri Rama do të mbajë fjalimin kryesor në sesionin kryesor të Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor me temën: “E ardhmja europiane e Shqipërisë, reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim”.

Diskutimi do të moderohet nga Michael Harms dhe pjesë e prezantimit do të jetë Ministrja e Parë e krijuar me Inteligjencë Artificiale, Diella.

Më pas, sesioni do të vijojë me pyetje-përgjigje me pjesëmarrësit e konferencës.

Gjatë ditës së dytë të vizitës, më 17 qershor, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Katherina Reiche.

Takimi do të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, investimet në sektorin e energjisë, si dhe progresin e vendit tonë në procesin e integrimit europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…