Hoxha në Luksemburg: Shqipëria, bashkëpunim me partnerët evropianë kundër kërcënimeve hibride

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mëngjes pune me ministrat për Çështjet Evropiane të vendeve të Bashkimit Evropian, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC), për të diskutuar bashkëpunimin në kuadër të nismës “Mburoja Demokratike (Democracy Shield).


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mëngjes pune me ministrat për Çështjet Evropiane të vendeve të Bashkimit Evropian, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC), për të diskutuar bashkëpunimin në kuadër të nismës “Mburoja Demokratike (Democracy Shield).

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se forcimi i qëndrueshmërisë sonë kolektive nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se sa sot, teksa shoqëritë demokratike përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha nga dezinformimi, manipulimi dhe ndërhyrjet e huaja në hapësirën e informacionit dhe kërcënimet hibride.

Shqipëria, theksoi Hoxha, mirëpret hapjen e mekanizmave kyç europianë të qëndrueshmërisë për vendet kandidate, edhe si pjesë e procesit të integrimit gradual, dhe mbetet e përkushtuar të punojë ngushtësisht me partnerët europianë për mbrojtjen e institucioneve demokratike, forcimin e besimit publik dhe integritetit të hapësirës sonë informative.

Ministri theksoi se “në botën e sotme, faktet mbeten linja e parë e mbrojtjes së demokracisë”.

“Një shoqëri e shëndetshme ka nevojë për qytetarë të informuar, media të lira, të pavarura dhe etike, një shoqëri civile aktive dhe pjesëmarrëse, si dhe besim të qytetarëve te institucionet demokratike. Pa qytetarë dhe pa një shoqëri të pajisur e të fuqizuar për të njohur dhe për t’u rezistuar manipulimeve, ndërhyrjet dashakeqe, të përhapura shpesh në mënyrë të sofistikuar përmes rrjeteve sociale, rrezikojnë të gërryejnë besimin publik dhe të dëmtojnë kohezionin shoqëror”, deklaroi Hoxha.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…