Nufi me zyrtaren e lartë amerikane: Bashkëpunimi me SHBA, shtyllë për modernizmin e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ka takuar në Uashington drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Mary Beth Morgan.


Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ka takuar në Uashington drejtoreshën në detyrë të Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Mary Beth Morgan.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi bëri me dije se fokusi i diskutimit ishte avancimi në projekte me interes të përbashkët për të dy vendet.

Nufi u shpreh se “bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet shtyllë themelore për modernizimin e FA-ve, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimin e kontributit të vendit në kuadër të aleancës brenda NATO-s”.

Ministri i Mbrojtjes ndodhet në SHBA në vizitë zyrtare në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 25-vjetorin e partneritetit të suksesshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, një bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, sigurisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet dy vendeve aleate.

Përgjatë kësaj jave në SHBA, ministri Nufi ka marrë pjesë në disa aktivitete në Nju Xhersi në kuadër të 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërsa ka pasur takime edhe në Uashington si dhe bisedime dypalëshe në fushën e Mbrojtjes.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…