Dita e Gjuhës Amtare, COD aktivitet për shqipen dhe dialektet e saj

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot organizohen në shkallë botërore, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.


Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot organizohen në shkallë botërore, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në kuadër të kësaj dite, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) organizoi aktivitetin “Dialektet e Gjuhës Shqipe dhe Arbërishtja”.

Takimi solli në qendër pasurinë e dialekteve dhe të folurave krahinore si pjesë e identitetit tonë kombëtar, duke u ndalur te evoluimi i shqipes së folur ndër shekuj dhe raporti i saj me gjuhën standarde. Arbërishtja u trajtua si një dëshmi e gjallë e vazhdimësisë historike të shqipes dhe si një urë lidhëse me diasporën arbëreshe në Itali, ku u ndanë edhe përvoja konkrete mbi ruajtjen, kultivimin dhe mbështetjen institucionale të saj në këto komunitete.

Në bashkëpunim me gjuhëtarët dhe akademikët e mirënjohur: prof: Rami Memushaj, Ledi Shamku, Ardian Doka, Anila Omari, Pëllumb Xhufi dhe nën interpretimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatrit të Operas dhe Baletit, në COD u krijua një atmosferë të veçantë ku fjala, historia dhe tradita u ndërthurën në një përvojë të plotë kulturore.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është shpallur nga UNESCO në vitin 1999, me synimin për të mbrojtur diversitetin gjuhësor në botë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Evropian pritet të mbështesë zyrtarisht afatin e vitit 2027 për anëtarësimin e Shqipërisë

Komisioni Evropian po punon për përfundimin e procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në dhjetor…