Tajani: Shqipëria partner kyç, Korridori VIII prioritet strategjik për Italinë dhe Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi sot se, Shqipëria është një partner kyç për Italinë dhe theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe Korridorit VIII.


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi sot se, Shqipëria është një partner kyç për Italinë dhe theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe Korridorit VIII.

Në konferencën për shtyp në përfundim të Ministerialit të Korridorit VIII, që u zhvillua në Tiranë, Tajani nënvizoi se ky rajon është një prioritet strategjik për zhvillimin ekonomik dhe begatinë e qytetarëve të vendeve pjesëmarrëse.

“Korridori VIII ka një rëndësi thelbësore për Italinë. Është një përparësi e qartë, që synon hapjen e rrugës për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në zbatimin e këtij projekti, i cili është një nga aspektet më të rëndësishme europiane. Ai përforcon lidhjen ndërmjet detit Adriatik dhe detit të Zi dhe mbështet infrastrukturën rrugore, hekurudhore, por edhe mbrojtjen europiane dhe atë të NATO-s”, theksoi Tajani.

Ai shtoi se, Korridori VIII ka një rol të veçantë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë shtete kandidate.

“Po punojmë fort për anëtarësimin e plotë në BE të këtyre vendeve. Korridori VIII është pjesë e rëndësishme dhe strategjike për Italinë dhe për Ballkanin Perëndimor, për stabilitetin, paqen, rritjen ekonomike dhe për një Europë sa më të fortë”, deklaroi Tajani, duke theksuar angazhimin e Italisë për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e infrastrukturës strategjike.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Po ndërtojmë një pasqyrë digjitale me IA për të identifikuar manipulimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po ndërton një pasqyrë digjitale mbështetur mbi inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar…