Tajani: Korridori VIII, ribashkim europian i Ballkanit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, mori pjesë sot në Ministerialin e Korridorit VIII që po zhvillohet në Tiranë, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, mori pjesë sot në Ministerialin e Korridorit VIII që po zhvillohet në Tiranë, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Në fjalën e tij, Tajani theksoi se për Italinë, Korridori VIII nuk është vetëm një zgjedhje teknike apo infrastrukturore, por një zgjedhje politike me rëndësi strategjike.

“Edhe për Italinë, Korridori VIII nuk është vetëm një zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, është një zgjedhje politike. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane. Është një përparësi strategjike për qeverinë italiane dhe për mua personalisht”, u shpreh ai.

Tajani nënvizoi angazhimin e Italisë për të mbështetur integrimin europian të rajonit, duke theksuar se procesi duhet parë si ribashkim dhe jo si zgjerim.

“Ne do të bëjmë maksimumin për t’ju ndihmuar që të jeni pjesë e Bashkimit Europian. Jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për Ukrainën. Jemi në favor që Ukraina të jetë pjesë e BE-së, por përpara duhet të plotësojmë ribashkimin. Them ribashkim, nuk është zgjerim – ju jeni europianë”, deklaroi ai, duke kujtuar se një proces i tillë ka ndodhur më parë me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Sipas Tajanit, Korridori VIII përfaqëson një nismë politike të rëndësishme për të mbështetur integrimin e rajonit në BE dhe për të forcuar ndërlidhjen dhe bashkëpunimin rajonal.

“Deklarata e Përbashkët që do të miratojmë sot do të përcjellë një mesazh të fuqishëm politik. Korridori VIII është një përparësi e përbashkët strategjike për ekonomitë tona dhe për sigurinë tonë. Jemi tërësisht të angazhuar për të hedhur hapa konkrete për realizimin e tij”, theksoi ai.

Duke u ndalur te dimensioni ekonomik, Tajani vuri në dukje se Korridori VIII është thelbësor për Italinë, veçanërisht për tregtinë.

Gjithashtu ai nënvizoi se, për lëvizshmërinë e NATO-s ky Korridor do të jetë shumë i rëndësishëm.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër