Rama uron pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem në manifestimin për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë


Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa ka publikuar edhe foto nga vizita që zhvilloi një ditë më parë në Prishtinë.

Rama shpreh keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet në solidaritet të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“I uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama u takua dje me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti si dhe mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, i cili trajton procesin gjyqësor në Hagë ndaj udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se “historia na mëson se ka sfida që i zgjedhim dhe sfida që na zgjedhin. Detyra jonë është të mos i shmangemi asnjërës dhe të bëjmë gjithçka kemi në dorë për t’i fituar”.

Kryeministri vuri në dukje dallimin thelbësor mes luftës çlirimtare të UÇK-së dhe krimeve të regjimeve përgjegjëse për spastrime etnike në rajon, duke nënvizuar se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të barazojë agresionin me rezistencën për liri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.