Manja prezanton nismën për ndryshimet ligjore: 7 subjekte që nuk do lejohet pezullimi nga detyra

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, prezantoi sot nismën ligjore të grupit parlamentar socialist për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.


Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, prezantoi sot nismën ligjore të grupit parlamentar socialist për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Manja tha se si pjesë e grupit të deputetëve propozues, së bashku me Kryeministrin dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kjo nismë konsiderohet normale në veprimtarinë e një parlamenti dhe një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

“Është një nismë që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2 të Kodit të Procedurës Penale. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka Kodi i Procedurës Penale dhe në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka Gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy: pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin, dhe ndalimin e ushtrimit të një veprimtarie të caktuar, që është përsëri një masë ndaluese, por që lidhet me dënimin, me vendimin përfundimtar që shqyrton gjykata”, tha Manja.

Ai shtoi se në pikën 2 të këtij neni thuhet që masa e pezullimit nga detyra nuk ushtrohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral dhe referuar Kodit Zgjedhor, sipas ligjit elektoral sot në Shqipëri zgjidhen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët e Kuvendit.

Manja deklaroi se tre subjekteve që përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra, i shtohen edhe shtatë subjekte të tjera.

“Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi e ushtrimit të funksionit. Ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv/kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, tha Manja.

Për këtë nismë, Manja tha se i janë referuar strikt Kushtetutës.

”Këta janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit. Janë themelet e shtetit demokratik. Qëllimi ndërhyrës është garantimi i funksionimit normal dhe pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve duke ruajtur kompetencat e prokurorisë dhe gjykatave. Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, për të vendosë balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese”, deklaroi kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja.

Manja tha se “ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë një balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për të garantuar rendin juridik në përputhje me nenin 7 të Kushtetutës që sanksionon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve në Shqipëri”.

“Duhet të bëjmë të qartë dallimin ndërmjet masave. Kodi i Procedurës Penale bën një dallim të qartë ndërmjet masave shtrënguese dhe masave ndaluese. Masat shtrënguese parashikohen në nenin 232 të Kodit të Procedurës penale dhe janë masa të sigurimit personal që kufizojnë drejtpërdrejt lirinë fizike të individit duke filluar më ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për paraqitje, garancinë pasurorore dhe arrestin në shtëpi ose me burg”, tha ai.

Ndërsa në masat ndaluese, sipas deputetit Manja, ato parashikohen në nenin 240 të Kodit Penal dhe kanë karakter funksional që konsistojnë në pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik. Sipas Manjës, ato nuk kufizojnë lirinë fizike të individit, por ndikojnë në ushtrimin e ndikimit të një funksioni kushtetues për funksionimin e shtetit.

“Ndryshimi që ne propozojmë në nenin 242 paragrafi 2 në Kodin e Procedurës Penale nuk prek strukturën e masave shtrënguese, nuk ndryshon kriterin e aplikimit të tyre nga gjykata dhe nuk cenon kompetencën e gjykatës për caktimin e tyre sipas ligjit”, vijoi Manja.

“Ndërhyrja që ne propozojmë ka natyrë procedurale dhe nuk përbën zgjerim të imunitetit kushtetues. Ne me këtë ndryshim nuk po synojmë të zgjerojmë imunitetin kushtetues të zyrtarëve publik. Pra, ne nuk e prekim dispozitat kushtetuese që rregullojnë imunitetin dhe nuk shtojmë privilegje individuale me këtë ndryshim”, tha Manja.

Manja, deklaroi se subjektet që përfshihen te ky ndryshim mbeten të hetueshme dhe të ndjekshme penalisht.

“Organi i akuzës e ruan të drejtën për të kryer hetime dhe ndjekje penale, gjykata ruan kompetencën për masa sigurimi personal. Por, ndryshimi synon një trajtim procedural të diferencuar për funksione të caktuara kushtetuese në mënyrë që ushtrimi i tyre të mos pengohet duke respektuar parimin e propocionalitetit dhe balancën institucionale”, tha Manja.

“Projektligji vjen në përputhje me nenin 4 të Kushtetutës, me nenin 18 të Kushtetutës dhe me nenin 116 të Kushtetutës që ka të bëjë me parimin e shtetit të së drejtës, parimi i barazisë para ligjit, neni për supermacinë e Kushtetutës në hierarkinë e normave në shtetit, neni 7 që ka të bëjë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, pohoi ai.

“Ky ndryshim që ne propozojmë nuk ndërhyn në kompetencat e pushtetit gjyqësor, nuk e kufizon juridiksionin penal, por harmonizon ushtrimin e funksioneve kushtetuese me procesin penal. Është në harmoni të plotë me parimet kushtetuese, pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatave. Projektligji nuk e cenon hetimin penal, ndjekjen penale dhe masat e sigurimit personal”, theksoi Manja.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…

Global 360

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…