Rama: 98 shërbime sociale aktive në vend, 14 të reja në vitin 2026

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Fondi Social Kombëtar 2026 ofron garanci për qëndrueshmërinë e shërbimeve për mirëqenien e qytetarëve.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Fondi Social Kombëtar 2026 ofron garanci për qëndrueshmërinë e shërbimeve për mirëqenien e qytetarëve.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se kemi kaluar nga 14 shërbime në vitin 2019, në 98 shërbime aktive sot, duke e kthyer shërbimin social në një rrjet real mbrojtjeje sociale në të gjithë vendin.

“Janë 65 mijë individë, që përfshihen nën kujdestarinë e këtij rrjeti të organizuar mbështetje sociale, jo thjesht përmes financimit, por përmes një sistemi të strukturuar shërbimesh, që tanimë është shtrirë në nivel bashkie, buxheti i këtij fondi është rritur gjashtë herë që nga fillimi i kësaj reforme dhe vetëm këtë vit është 17% më i lartë se viti i shkuar”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “kjo tregon konsolidim dhe prioritet të qartë politik për ata që janë më në nevojë”.

Kryeministri informoi se në vitin 2026 do të financohen 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në nevojë, për personat me aftësi ndryshe, për të moshuarit, gratë dhe vajzat e viktimave të dhunës, si dhe për fëmijët pa kujdes prindëror.

“Nga këto 12 shërbime do të ofrohen në Durrës, Përrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamëz. Ndërsa në nivel rajonal do të ngrihen dy shërbime të reja emergjence dhe një linjë këshillimi për fëmijë”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

TIVAT – BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi, rruga e duhur për integrim

Shqipëria mori sinjale pozitive nga samiti i zhvilluar në Tivat të Malit të Zi.