Rama: Rritja e pagave të gjyqtarëve nuk mund të jetë mbi të gjithë të tjerët

Kryeministri Edi Rama u rikthye sot te çështja e pagave të gjyqtarëve dhe debatit publik të lidhur me kërkesat për rritjen e tyre.


Kryeministri Edi Rama u rikthye sot te çështja e pagave të gjyqtarëve dhe debatit publik të lidhur me kërkesat për rritjen e tyre.

Në episodin e pestë të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, Rama reagoi ndaj deklaratave të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se këto kërkesa kanë nxitur pakënaqësi të gjerë në opinionin publik.

Ai tha se kjo pakënaqësi reflektohet edhe në anketime, sipas të cilave “90% e shqiptarëve refuzojnë idenë që gjyqtarëve t’u rriten pagat”, ndërsa një përqindje tjetër kërkon edhe uljen e tyre, gjë që Kryeministri e cilësoi “absolutisht të padrejtë, të pamundur dhe të pamenduar nga askush”.

Duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria synon uljen e pagave të gjyqtarëve, Rama theksoi se reforma në drejtësi ka qenë e shoqëruar me rritjen e tyre.

“Ju kemi dhënë mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për gjyqtarët që kalojnë procesin e vetingut dhe përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, u shpreh ai.

Kryeministri deklaroi se qeveria ka thyer praktikisht piramidën tradicionale të pagave.

“Tek ne, si në çdo vend të botës, ka një piramidë pagash që fillon me Presidentin e Republikës dhe zbret. Ne, në mënyrë të vetëdijshme, i kemi rritur pagat e gjyqtarëve mbi të gjithë”, tha Rama.

Ai theksoi se kjo rritje nuk është bërë me idenë që pagat e gjyqtarëve të rriten automatikisht dhe në mënyrë disproporcionale.

“Shqipëria nuk mund të bëhet një vend ku mbi të gjithë dhe mbi gjithçka është kasta e gjyqtarëve. Kjo nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kryeministri.

Rama shtoi se qëndrimi i tij nuk përbën një sfidë ndaj pushtetit gjyqësor.

“Nuk është sfidë ndaj pushtetit gjyqësor, por një domosdoshmëri e brendshme e shtetit, që të gjitha kategoritë e shërbëtorëve të tij, përfshirë edhe gjyqtarët, të kenë sensin e së drejtës dhe sensin e shtetit”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se nuk ka hyrë në polemika personale dhe se reagimi i tij erdhi pas deklaratave të një shoqate gjyqtarësh, për të cilat tha se “nuk përfaqësojnë të gjithë komunitetin”.

Kryeministri theksoi se “gjyqtarët nuk mund të kenë rritje pagash disproporcionale mbi të gjithë të tjerët” dhe se “nuk mund t’i rrisin pagat e tyre me 2 apo 3 mijë euro në muaj”, duke shtuar se shpreson që Gjykata Kushtetuese “t’i vërë një herë e mirë vulën këtij debati absurd”, i cili, sipas tij, “dëmton padrejtësisht besueshmërinë e gjyqësorit në sytë e opinionit publik”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…