Peleshi pritet nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, në fokus siguria dhe drejtësia

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Michael Rigas, zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Michael Rigas, zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit u theksua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin e ngushtë, që i shërben të ardhmes dhe prosperitetit të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi se ShBA mbetet partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në rrugëtimin euroatlantik dhe reformat e brendshme të vendit, duke nënvizuar rolin e Kuvendit si institucion kyç në avancimin e këtyre reformave.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri.

U vlerësua gjithashtu roli i Shqipërisë si aleate e besueshme në NATO dhe angazhimi i saj për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë gatishmërinë për të përmbushur objektivat e reja të Aleancës drejt rritjes së shpenzimeve në mbrojtje, si edhe angazhimi maksimal për mikpritjen e Samitit të NATO-s.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve strategjike të konektivitetit dhe sigurisë në rajon, përfshirë zhvillimin e Porto Romanos dhe rëndësinë e Korridorit 8, si një bosht i ri europian që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke shërbyer jo vetëm si projekt i zhvillimit ekonomik, por edhe si korridor i sigurisë, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

Kryetari Peleshi dhe zëvendëssekretari Rigas diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë te Kosova dhe roli i shqiptarëve, si faktor i rëndësishëm për stabilitetin, integrimin dhe paqen në rajon, si edhe rolin e ShBA-së si garant i paqes dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi u vlerësua si një moment domethënës për diplomacinë parlamentare shqiptare dhe një hap i rëndësishëm në thellimin e partneritetit strategjik Shqipëri-ShBA, duke forcuar më tej rolin e Kuvendit si nxitës dhe mbështetës i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…