Rama: 1600 persona të punësuar përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin përmbyllës të thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës, i cili prej 10 vitesh po kthen përvojën në punësim.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin përmbyllës të thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës, i cili prej 10 vitesh po kthen përvojën në punësim.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi se “ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën e shtetit rreth 1600 persona. Po të kesh parasysh që administrata publike në vetvete është një trupë jo shumë e madhe, këto numra nuk janë pak, por ajo që i bën këto numra më të rëndësishëm akoma është se janë 1600 burime njerëzore cilësore që kanë potencialin të zhvillohen vijimësisht dhe që kanë kapacitetin potencial që të jenë nesër drejtuesit e sektorëve, departamenteve, drejtorive dhe kështu me radhë”.

Kjo praktikë, vijoi Rama, ka qenë një urë e ngritur si fillim në universitet për t’iu dhënë mundësinë më të mirëve që të kenë një sallë pritje ku aktivisht të vetofrohen si punonjës të rinj të shtetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nga ana tjetër besoj që tani kemi kapërcyer edhe një ngërç përmes këtij programi, atë të eksperiencës që faktikisht i ka penguar në të shkuarën shumë vajza e djem që të fitojnë konkurset e shërbimit civil për shkak të mungesës së eksperiencës”.

“Që të hyje në administratën publike duhet të kishe eksperiencë, po të mos hyjë s’kishe ku e krijoje eksperiencën. Në një një farë mënyre programi e ka garantuar këtë tranzicion”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama i uroi suksese atyre që kanë fituar mundësinë për të pasur një kontratë njëvjeçare pune dhe për të vazhduar të synojnë të përfshihen përfundimisht në administratën publike.

“Ndërkohë që të tjerëve që nuk e kanë fituar këtë mundësi nuk duhet të ligështohen, të humbasin besimin dhe nuk duhet të dorëzohen. Ministri Gonxhja tha se ky është proces i cili kalon përmes meritës, por pa dashur të them që gjithçka në këtë proces shkon fjollë sepse me siguri si çdo proces tjetër ka edhe ky ato defektet e veta. Që ne përpiqemi ti adresojmë vit pas viti”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “dua tu them atyre që se kanë fituar këtë mundësi të mos ndihen të përjashtuar dhe absolutisht të mos mendojnë që janë më pak të zotë, thjesht në një moment të caktuar nuk kanë mundur të jenë dukshëm më të mirë se sa të tjerët që ia kanë dalë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…