Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” renditi disa prej zhvillimeve kryesore të javës, ku u ndal fillimisht te vizita e tij zyrtare në Izrael, ku ishte i ftuar nderi në seancën plenare të parlamentit izraelit, Knesset.


Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” renditi disa prej zhvillimeve kryesore të javës, ku u ndal fillimisht te vizita e tij zyrtare në Izrael, ku ishte i ftuar nderi në seancën plenare të parlamentit izraelit, Knesset. Sipas tij, kjo ftesë përfaqësonte një vlerësim të madh për Shqipërinë dhe historinë e saj, veçanërisht për rolin e shqiptarëve në ndihmën ndaj hebrenjve.

Rama e cilësoi nder të rrallë ftesën si i ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit të Izraelit, Knesset ndërsa theksoi se kjo ftesë mbart një peshë të jashtëzakonshme politike dhe historike, në këndvështrimin e ligjvënësve të atij vendi.

“Në Jeruzalem, ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e respektit dhe përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i fortë ishte një emocion kombëtar, sepse ajo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë, për historinë e saj dhe për mënyrën se si gjyshërit tanë ditën të sillen kur historia vuri në provë njerëzimin dhe për natyrisht atë që Shqipëria është sot në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.

Rama theksoi se fjala e tij në Knesset, ishte “fjala e një populli në fakt, që nuk dorëzoi askënd dikur dhe që sot, nga zemra e Izraelit, mundi të flasë me qartësi për dinjitet njerëzor, për kujtesë paqeje dhe për përgjegjësi në një botë të trazuar, ku feja duhet të jetë melhem dhe jo helm mes popujve dhe në gjirin e popujve”.

Rama përmendi gjithashtu edhe krijimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, si një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Në Izrael, ne hodhëm edhe një hap konkret drejt së ardhmes me themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite, një instrument i ri bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen e përbashkët”, tha Rama.

Në përfundim, Rama e cilësoi vizitën si një gur themeli për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke vlerësuar Izraelin për zhvillimin dhe ekspertizën në fusha kyçe.

“Kjo vizitë në thellësine e vet kishte një përmbajtje të atillë që i shërben, jo vetëm arsyeve pse u bë, por i shërben edhe të nesërmes, si një gur themeli për të ecur së bashku si një rrugë, ku ka plot arsye të paktën për ne nga ana jonë që t’i referohemi Izraelit, si një vend me zhvillim të jashtëzakonshëm, si një vend me ekspertizë të jashtëzakonshme, si një vend me realitete të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë, në fushën e bujqësisë, në fushën e sigurisë padiskutim dhe për të gjitha këto arsye unë jam vërtet krenar për atë që u bë në javën që lamë pas”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…