Rama: Mbështetje nga Izraeli për krijimin e kushteve të prodhimit shqiptar të sistemeve të mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria dhe Izraeli do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria dhe Izraeli do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.

Në kuadër të vizitës në Izrael, kryeministri Rama u prit në një takim nga kryeministri Benjamin Netanyahu me të cilën dolën edhe në një deklaratë të përbashkët për mediet.

Në deklaratë, Rama shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.

Po ashtu, Kryeministri kujtoi se ashtu si Izraeli, “Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite”.

“E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “mirëpresim rritjen e tregtisë dhe të investimeve mbështetur në ekspertizën teknologjike të Izraelit dhe sidomos marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar bashkërisht një prodhim të ri të mbrojtjes e sistemit ushtarak”.

“Falë partneritetit me Izraelin, po rikrijojmë kushtet për prodhimin ‘Made in Albania’ të sistemeve të mbrojtjes, që të shtrihet edhe jashtë vendit. Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje do të përurojmë nesër hapjen e dhomës së tregtisë në Jeruzalem, që synon të forcojë lidhjet e biznesit dhe të nxitë Shqipërinë e mundësitë e saj si një vend që po zhvillohet fort”, u shpreh më tej Rama.

Duke u ndalur te turizmi dhe shkëmbimet midis njerëzve, Rama vlerësoi se “më së fundi, po rriten ashtu siç duhet, mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Shqipërisë”.

“Dua që të ftoj ngrohtësisht të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë e të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm për nga natyra, por për nga shpirti i saj, që siç një vëzhgues hebre e përshkruante përpara Luftës së Dytë Botërore, është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, shtoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies. Nis evakuimi i banorëve të zonës Barabit-Lluban

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies. Nis evakuimi i banorëve të zonës Barabit-Lluban

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.