Vizitorë nga e gjithë bota zbulojnë pasuritë natyrore e kulturore të Shqipërisë në Panairin e Madridit

Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vizitorëve të huaj për stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid


Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vizitorëve të huaj për stendën e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid, ku vizitorë nga Spanja, Kina, Porto Rico, Maroku, Italia dhe vende të tjera të botës po zbulojnë pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit tonë.

Përmes punimeve artizanale, aromave dhe shijeve autentike të produkteve dhe pijeve tradicionale, Shqipëria prezantohet si një destinacion turistik që përjetohet me të gjitha shqisat.

Vizitorët shprehën interes të madh për të vizituar vendin tonë dhe për të njohur kulturën, artizanatin, muzikën dhe qytetet historike si Berati.

Një vizitor nga Porto Rico vlerësoi stendën shqiptar si “të mrekullueshëm”, duke theksuar se koktejet dhe produktet tradicionale ishin të shkëlqyera, dhe se kishte vizituar Shqipërinë më parë dhe planifikon të kthehet këtë vit.

Një vizitore nga Kina vlerësoi punën e mjeshtërve me leshin dhe ngjyrat e artizanatit shqiptar, duke e cilësuar tërheqëse dhe motivuese për të vizituar vendin. Ajo vlerësoin gjithashtu mikpritjen, ushqimin dhe pijet tradicionale, duke shprehur dëshirën për një vizitë të afërt në Shqipëri.

Një vizitor nga Maroku ndau emocionet e tij për përputhshmërinë e veshjeve kulturore shqiptare me traditat e Marokut, duke theksuar se stenda shqiptare i kishte rikujtuar kulturën, familjen dhe shtëpinë e tij.

Ai shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë për herë të parë dhe për të njohur artizanatin dhe traditat vendase.

Një turist italian u shpreh se kishte pasur një përvojë shumë pozitive gjatë turit me motoçikleta off-road në jug dhe qendër të vendit, duke kaluar përmes Vlorës, liqenit të Pogradecit dhe Tiranës, dhe kishte vlerësuar terrenin, bregdetet dhe ushqimin fantastik.

Kryeministri Rama nënvizoi se pjesëmarrja e vizitorëve të huaj në stendën e Shqipërisë tregon interesin e madh ndërkombëtar për turizmin, kulturën dhe traditat e vendit, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion autentik dhe tërheqës për turistët nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në FITUR 2026 vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për promovimin e turizmit shqiptar në tregjet ndërkombëtare, për forcimin e bashkëpunimit me operatorë turistikë dhe për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj në vend.

Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) 12,466,038 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit që lamë pas.

Kjo shifër shënon një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik po konsolidohet.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.