Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit, bazuar në modelin e ndërtuar në fundmi në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë institut kemi përfunduar protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025, ndërsa do të nisë puna për projektin e rehabilitimit të Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia, që sipas drejtoreshës, Zheni Gjergji do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do të lehtësoje fluksin në QSUNT.

Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet për ndërtimin e dy godinave të reja të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, çka do të rrisë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave në të gjithë rajonin.

Burimi ATSH

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…