Rama – opozitës: Me votën tuaj do të shkoj në Shtëpinë e Bardhë si anëtar i Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot opozitës gjatë seancës plenare, ku tha se ai nuk tallet asnjëherë me “fitoret” e tyre.


Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot opozitës gjatë seancës plenare, ku tha se ai nuk tallet asnjëherë me “fitoret” e tyre.

“Tani më e mira do të kishte qenë që për njëherë të vetme të pushonte avazi i të gjitha herëve dhe pse kjo e sotmja është një herë e ndryshme nga shumë herë për këtë vend dhe për këtë Kuvend. Po si duket humbësit kronikë nuk duan ta humbasin as këtë rast për të bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë, të humbin, të humbin përsëri rastin duke vazhduar t’i bindin shqiptarët se nuk vlejnë për asgjë tjetër përveçse për të përfaqësuar dhe mishëruar humbjen në të gjitha format dhe në të gjitha dimensionet e saj”, tha Rama.

“Është vërtetë për të ardhur keq po të mendosh se sot në fakt ju kishit mundësinë të deklaronit fitoren. Fitoren tuaj më domethënëse sepse në fakt si gjithmonë ju prapë fituat. Ju fituat sepse për muaj me radhë thatë që Amerika do të më bënte mua gjyqin e ëndërruar prej jush për t’ju kthyer ju në ato karrige, ku nuk do ktheheni kurrë po s’dolët nga poshtë karriges ku qëndrojnë hijerënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj”, pohoi Rama.

Duke iu drejtuar opozitës, Rama tha se ata paralajmëruan popullin se Kryeministri i Shqipërisë do të thirrej në Amerikë në datën 20 janar.

“Por, ky ishte lapsus për t’u paraqitur në Prokurorinë Federale. Madje ju e vulosët fitoren kur festuat rrëmbimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas dhe ju thatë shqiptarëve se ajo ishte vetëm një provë gjeneralë e ushtrisë amerikane për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyra në Kryeministri që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Xhulietë të vetme”, pohoi ai.

Rama tha në Kuvend, se opozita paralajmëroi popullin shqiptar që ShBA-të do t’i bënin atij gjyqin.

“Sot ju do votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj ushtrinë amerikane t’i bashkohet protestës suaj nga tarraca e kryeministrisë se do të dorëzohem vetë, paqësisht, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane që do të vijnë në aeroport në Uashington dhe do më marrin me eskorte për të më çuar në Shtëpinë e bardhë si anëtar i Bordit të Paqes”, tha Rama.

“Ka vetëm një nuancë në dështimin tuaj. Ju prisnit të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane dhe nuk e prisnit që unë do dorëzohesha vetë. Kjo është fitorja juaj! Fituat dhe këtë herë dhe falë jush që mbushët dynjanë duke thënë se nuk ka ftesë, kur doli ftesa, thatë po këtë e ka gjithë bota, tani thoni nuk je te Bordi”, vijoi ai.

Kryeministri Rama tha se ka një organigramë në mënyrën se si strukturohen grupet ndërkombëtare.

“Rëndësi ka që do të ngrini kartonin me votën tuaj do miratoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpinë e Bardhë”, pohoi Rama, ndërsa risolli skenarët sipas opozitës, ku janë paguar 1 milion dollarë sekserëve të Bordit të Paqes.

Rama i kërkoi opozitës që ta çojë edhe këtë çështje në SPAK, pasi SPAK sipas kreut të Qeverisë është bërë si një sportel dikur te fusha e zezë ku bëhej stërvitje basketbolli dhe ku shkruhej “Letra nga populli”.

“Këta kanë çuar Tony Blair në SPAK dhe nuk doli gjë. Tani çojeni prapë Tony Blair se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq Lali Erin, për të cilin deri tani janë shkruar tre volume të një romani policor, por provë për korrupsion, për kryebashkiakun e Tiranës nuk ka”, tha Rama.

Rama i tha opozitës se Tony Blair nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se pa Blair nuk do kishte ndodhur bombardimi i Beogadit, futja e NATO-s në Kosovë, ndërsa opozita sipas tij nuk ndaloi së çuari naftë te Sllobodani dhe nuk la gur pa luajtur për të sabotuar Rambujen dhe thënë fjalë të poshtër për UÇK-në.

“Tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK-u është stacioni i fundit i rrugës së shpresës suaj për pushtet. Ju fituat edhe për një arsye tjetër, ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët se denoncuat një komplot në kurriz të popullit shqiptar. Kujtoni se Amerika blihet si ato milionat tuaja që jua japin patriotët! Janë ca patriotë që shesin hamburger dhe paguajnë që juve të shpëlani atë që nuk shpëlahet dot”, tha Rama.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se palestinezët nuk do vijnë nga Gaza në Shqipëri për t’u strehuar në kampusin e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës,.

“Po bëhet kampus për të sjellë palestinezët thatë, 2 milionë palestinezë do vendoseshin te kampusi “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Se Luli, iku por 7 herë 7 mbeti”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të hënën do t’i drejtohem Knesetit izraelit

Rama informoi Kuvendin se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Knesset-it, parlamentin e Izraelit, si Kryeministër i Shqipërisë, në…

Global 360

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë ceremonisë së themelimit…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Të hënën do t’i drejtohem Knesetit izraelit

Rama informoi Kuvendin se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Knesset-it, parlamentin e Izraelit, si Kryeministër i Shqipërisë, në…