Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Kajo: Drejtësi dhe transparencë në dhënien e patentave

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, diskutoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.


Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, diskutoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, theksoi se projektligji ka për qëllim mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore tradicionale, duke siguruar balancën midis inovacionit shkencor dhe pronësisë intelektuale në një ekonomi globale.

Ai sqaroi se traktati vendos kërkesa të detyrueshme për deklarimin e origjinës së burimeve gjenetike dhe njohurive tradicionale në aplikimet për patenta, duke rritur transparencën dhe drejtësinë në sistemin e patentave.

“”Traktati për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To” vendos një kërkesë të detyrueshme për zbulimin e informacionit në aplikimet për patenta. Kjo do të thotë se aplikuesit për patenta duhet të deklarojnë vendin e origjinës së burimeve gjenetike dhe/ose popullin autokton apo komunitetin lokal, që ka ofruar njohuritë tradicionale përkatëse, nëse shpikjet që pretendojnë janë të bazuara në burime gjenetike dhe/ose njohuri tradicionale të lidhura me to. Nëse ky informacion nuk është i njohur, duhet të jepet burimi i burimeve gjenetike ose i njohurive tradicionale përkatëse. Nëse asnjë nga këto informacione nuk është i njohur, aplikuesi për patentë do të kërkohet të deklarojë këtë fakt. Zyrat e patentave duhet të ofrojnë udhëzime të caktuara, megjithatë nuk do të kenë detyrim të verifikojnë vërtetësinë e deklarimit”, tha Kajo.

Sipas tij, miratimi i këtij projektligji është në përputhje me politikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe qeverisë shqiptare për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke forcuar konkurrencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Kajo theksoi se, Traktati synon të përmirësojë efikasitetin dhe cilësinë e sistemit të patentave dhe nuk ndalon inovacionin apo procesin për shpikje të reja, përkundrazi parandalojë dhënien e patentave për shpikje që nuk janë të reja ose inovative, duke garantuar drejtësi dhe transparencë në nivel global.

“Qëllimi i këtij traktati është të përmirësojë transparencën në këtë proces, në mënyrë që aplikimet për patenta, që lidhen me burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale, të trajtohen në mënyrë të drejtë e të përgjegjshme, si dhe të parandalojë dhënien e patentave në mënyrë të gabuar për shpikje që nuk janë as të reja dhe as inovative për shkak të mungesës së njohjes ose keqinterpretimit të informacionit tradicional apo të burimeve gjenetike ekzistuese”, deklaroi ai.

Zëvendësministri theksoi se aderimi i Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale është një hap i rëndësishëm për vendin. Ai nënvizoi se Shqipëria, si një vend me tradita bujqësore dhe kulturore të pasura, siguron që këto burime të mos përvetësohen padrejtësisht, por të mbrohen brenda një sistemi të drejtë dhe transparent ndërkombëtar. Ky aderim forcon pronësinë intelektuale të vendit, rrit njohuritë dhe vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel standardesh me vendet që kanë sisteme të konsoliduara për mbrojtjen e inovacionit.

Ai informoi se sistemi i pronësisë industriale në Shqipëri po shënon një rritje të qëndrueshme, duke theksuar se aktualisht në vend janë të regjistruara 7528 patenta, ku pjesa dërrmuese janë patenta evropiane të njohura në Republikën e Shqipërisë, ndërsa një numër më i vogël janë patenta kombëtare.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2024 janë paraqitur 722 aplikime të reja për patenta, një tregues që pasqyron interesin në rritje për inovacionin, kërkimin shkencor dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Aktualisht në Shqipëri janë aktive 63 456 marka tregtare, nga të cilat 15 448 janë marka kombëtare shqiptare dhe rreth 48 mijë janë marka ndërkombëtare. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit paraqiten mesatarisht rreth 4500 aplikime për regjistrimin e markave tregtare, ndërsa gjatë vitit 2024 është shënuar një rritje e kërkesës për marka tregtare me mbi 16 për qind, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe interesin në rritje për mbrojtjen e identitetit tregtar.

/Marrë nga ATSH

Ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive, bazë kombëtare të dhënash për pronësinë e televizioneve

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi prezantoi sot para anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet e…

Global 360

Kurti takon Friedenin: Luksemburgu, mbështetje në të gjitha fazat e shtetndërtimit

Gjatë zhvillimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive, bazë kombëtare të dhënash për pronësinë e televizioneve

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi prezantoi sot para anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ndryshimet e…