Rama: “21 Janari”, 15 vite padrejtësi mbi Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

Duke folur përpara familajrëve të 4 viktimave të “21 Janarit” Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, Rama u shpreh se, “vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së “21 Janarit””.

“Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që më tregon përmes një sëkëlldije të madhe se sa më i madh bëhet në çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 Dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë”, tha Rama.

“15 vjet pa drejtësi për “21 Janarin” janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

“Ndërsa, për ju familjarët e Dëshnorëve të “21 Janarit”, 15 vjetët e këtij boshllëku të pangushëllueshëm janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëhsmpërim dhe poshtërim”, iu drejtua Rama familjarëve të viktimave.

“Atyre ndër ju që ishin gjyshër iu ka ardhur koha për t’u bërë stërgjyshër. Atyre që ishin fëmijë iu ka ardhur koha për t’u bërë prindër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj të cilave u janë tretur trupat në dhe’, nuk u ka ardhur koha ende të prehen të qetë, sepse as përmbysja e sistmeit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë së individëve të veshur me pushtet poltik nuk kanë majftuar deri më sot për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi “21 Janarin””, tha Rama.

Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për sigurinë evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Bruksel me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për sigurinë evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Bruksel me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe…