Rama: Drejtësia për “21 Janarin, themel moral për drejtësinë e re dhe shtetin e së drejtës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë së përkujtimit të katër viktimave të 21 Janarit se kjo çështje është një “gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë së përkujtimit të katër viktimave të 21 Janarit se kjo çështje është një “gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re”.

Në ceremoninë e mbajtur në godinën e Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të katër viktimave që u vranë në 21 janar të vitit 2011, Rama ndau të vërtetën sipas tij, lidhur me përgjegjësinë ndaj jetëve të sakrifikuara të katër dëshmorëve, si edhe dhe zotimin për të bërë drejtësi për “21 Janarin”.

“Ne e kemi mbajtur me dinjitet të lartë atë përgjegjësi dhe nuk e kemi tradhtuar aspak zotimin solemn, përderisa duke pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik dhe duke ngritur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale kemi krijuar për herë të parë kushtet për fundin e pandëshkueshmërisë me ligj, jo me zakon”, tha Rama, ndërsa theksoi se kjo është bërë përmes organeve të drejtësisë, jo përmes partisë dhe qeverisë.

“Kush kërkon nga ne, pse nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin të shkojë te stacioni i trenit, jo te kjo godinë. Sepse nga kjo godinë, ka dalë bërthama e Reformës në Drejtësi dhe në godinën përballë, është çelur ajo bërthamë dhe në godinën e Parlamentit është bekuar ajo farë e drejtësisë së pavarur nga pushteti politik”, tha ai.

Kreu i Ekzekutivit, theksoi se “nuk është pushteti politik as i qeverisë, as i shumicës parlamentit, as i partisë, apo i gjitha partive që duhet të bëjë punën në kanalet e hetimeve dhe në sallat e gjyqeve. Është një pushtet tjetër që duhet t’i bëjë këto”.

Sipas Ramës, deri kur drejtësia e re nuk do ketë bërë gjyqin e vërtetë të 21 Janarit ajo do të jetë një drejtësi gjithmonë e më e vjetër.

“Por, drejtësinë për vet 21 Janarin, asnjë vjetërsirë e vjetër apo e re nuk do mund ta mohojë dot pafundësisht. Vendosjen e këtij guri themeli, sepse 21 Janari si çështje e hapur, është gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re, është një gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re”, pohoi Rama.

Në fund të fjalës, Rama pohoi se “drejtësia për 21 Janarin është themel moral për drejtësinë e re dhe për shtetin shqiptar të së drejtës”.

“Të tjerat, përpara 21 Janarit, janë si hetimet dhe gjyqi i kafeve të Nexhmijes”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të…