Sala: Zgjerimi i moshës për depistimin e kancerit të qafës së mitrës, hap i rëndësishëm për shëndetin e grave

Duke filluar nga viti 2026 Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të qafës së mitrës zgjeron fashën e grupmoshës së grave përfituese, nga 40-50 vjeç në 35-55 vjeç


Duke filluar nga viti 2026 Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të qafës së mitrës zgjeron fashën e grupmoshës së grave përfituese, nga 40-50 vjeç në 35-55 vjeç, një nismë që synon rritjen e ndërgjegjësimit për kontrolle dhe uljen e rrezikut ndaj kësaj sëmundjeje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në një videomesazh theksoi se “sot bëjmë një hap të rëndësishëm për shëndetin e grave dhe për të ardhmen e shëndetit publik në Shqipëri. Bazuar në të dhënat shkencore, situatën epidemiologjike në vend, rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe në Strategjinë Globale të OBSH-së për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës vendosim të zgjerojmë fashën e grupmoshës për depistimin e kancerit të qafës së mitrës me testin HPV, nga 40–50 vjeç në 35–55 vjeç, në kuadër të Programit Kombëtar të Depistimit të kancerit të qafës së mitrës”.

“Në Shqipëri, mosha mesatare e diagnostikimit të kancerit të qafës së mitrës është 53 vjeç, çka tregon qartë se depistimi duhet të fillojë më herët dhe të mbulojë një periudhë më të gjerë rreziku”, tha Sala.

Sala u shpreh se “për ta bërë këtë program sa më të aksesueshëm dhe efektiv, çdo vit gratë e kësaj grupmoshe do të marrin mesazhe njoftimi/kujtese në telefonin celular, përmes SMS-ve informuese, që do t’i ftojnë gratë të drejtohen pranë qendrës shëndetësore ku janë të regjistruara, përkryerjen e testit HPV dhe marrjen e informacionit të duhur nga personeli ynë shëndetësor”.

Ky është depistim i organizuar, i planifikuar dhe i barabartë për të gjitha gratë e grupmoshave specifike dhe është një shërbim publik i siguruar e garantuar falas nga MSHMS.

“Ky vendim është një investim për shëndetin e grave, për familje më të shëndetshme dhe për një shoqëri më të fortë. Parandalimi është forma më e mirë e kujdesit shëndetësor dhe ne zgjedhim të veprojmë në kohë, duke forcuar programet tona të depistimit”, tha Sala.

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret që mund të parandalohet pothuajse plotësisht, përmes vaksinimit kundër HPV-së dhe depistimit të rregullt.

Burimi ATSH

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…