Rama: Agjencia e re e Planifikimit dhe Zhvillimit, ndihmë bashkive me projekte

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duhet rritur cilësia e planifikimit dhe projektimit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duhet rritur cilësia e planifikimit dhe projektimit.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama tha se “për këtë Agjencia e re e Planifikimit dhe Zhvillimit që do të krijohet do të ketë si objektiv dhe mision të vetin që të jetë një forcë e shtuar dhe të asistojë bashkitë në planifkim”.

“Kjo agjenci duhet të krijojë një kanal më i shpejtë ndërveprimi qoftë për të planifikuar zonat e zhvillimit qoftë për të planifikuar projektet për leje zhvillimi, ndërtimi dhe për të planifikuar pjesën që ka të bëjë me të gjithë godinat me karakter social, çerdhe, kopshte, shkolla, qendra shëndetësore institucione të tjera, të cilat me shumë gjasë është e mundur që kjo agjenci t’i bëjë duke shfrytëzuar kapacitetin e jashtëzakonshëm të arkitektëve të huaj dhe studiove vendase”, u shpreh kreu i qeverisë.

Duke iu drejtuar kryebashkiakëve Rama shpjegoise “nëse doni të ndërtoni një shkollë, merrni projektin fillestar, nëse doni të ndërtoni një qendër shëndetësore projektin fillestar e merrni pro bono, gjë që do të ndodhë në pak kohë sepse plani i reformës për të krijuar këtë agjenci të re është thuajse drejt përfundimit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.