Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në një takim të posaçëm drejtuesit e të gjitha institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.


Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në një takim të posaçëm drejtuesit e të gjitha institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Lamallari tha se pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, ka kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh e ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë.

“Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, vijoi Lamallari.

“Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cenon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre”, tha ministri Lamallari.

Në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.

Burimi ATSH

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në…