Peleshi në Itali: Diplomaci intensive parlamentare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka vijuar me një vizitë zyrtare në Itali, turin e diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka vijuar me një vizitë zyrtare në Itali, turin e diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, ai zhvilloi një takim me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana.

Peleshi theksoi se, Italia mbetet partnere strategjike e Shqipërisë dhe një nga aleatet më të fuqishme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Ai nënvizoi se, Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt, me më shumë vendosmëri dhe qartësi drejt BE-së, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit.

Peleshi vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ai riafirmoi se Bashkimi Europian është destinacioni i vetëm strategjik për Ballkanin Perëndimor.

Nga ana e tij, presidenti Fontana e cilësoi Italinë një mike të ngushtë dhe partnere strategjike të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të shkëlqyer.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, duke nënvizuar se Dhoma e Deputetëve do të vijojë të nxisë këtë mbështetje.

Fontana theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në mbështetje të bashkëpunimit kulturor, arsimor, universitar, në turizëm dhe në fushën e mbrojtjes, si elementë thelbësorë për Europën, Ballkanin dhe Mesdheun.

Ai vlerësoi komunitetin shqiptar në Itali si një komunitet të jashtëzakonshëm dhe riafirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në takim u vlerësua gjithashtu zbatimi i Marrëveshjes së Pensioneve, për të cilën deri tani janë regjistruar rreth 3500 aplikime si dhe u nënvizua gjithashtu rëndësia strategjike e Korridorit VIII, si një korridor kyç për konektivitetin, zhvillimin ekonomik, energjinë dhe sigurinë.

Të dy palët ranë dakord për vijimin e një bashkëpunimi intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, përfshirë komisionet parlamentare dhe grupet e miqësisë.

Në këtë vizitë zyrtare, Kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputetët Ogerta Manastirliu, Ermal Elezi, Skënder Pashaj dhe Eriona Ismaili, pjestarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, si edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Burimi ATSH

Spanja mbështet Shqipërinë në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spanja mbështet Shqipërinë në fushën e infrastrukturës dhe energjisë

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi