Rama në Abu Dhabi: Synojmë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër


Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë plotësisht vend sovran në prodhimin e energjisë elektrike duke mos importuar më energji.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillon punimet në Abu Dhabi, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Duke folur mbi investimet në fushën e energjisë, Rama u shpreh se “jemi me fat sepse kemi burime hidrike dhe jemi një vend 100% me energji të ripërtëritshme”.

“Këtu jemi te niveli më i lartë në renditje. Por energjia nga burimet ujore do të thotë se ne varemi nga natyra, ndaj na duhet t’i drejtohemi importit”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, dekadën e fundit është investuar shumë në energjinë diellore dhe të erës.

“Ne duam të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë të tillë që ne të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi plotësisht sovran duke pasur 100% energji të gjelbër. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovran nuk do të blejmë më energji nga jashtë”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e energjisë. Ai solli në vëmendje marrëveshjen tripalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë. “Ne synojmë që përmes kabullit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe bashkë me miqtë tanë arabë të bëjmë para për t’ia shitur Europës. Është më shumë se 1 miliardë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte…