Begaj dekreton ligjet e paketës fiskale 2026

Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor.


Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 3 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 80 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 81/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 84 vota pro, 26 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 18 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 27 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 84/2025, “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. Ligji u miratua me vota 75 pro, 20 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ligji u miratua me 73 vota pro, 14 kundër, 0 abstenim në Kuvend.

Paketa fiskale 2026 sjell ndryshime të rëndësishme në trajtimin e detyrimeve tatimore. Paketa parashikon fshirjen e plotë të borxheve më të vjetra se 10 vjet, ndërsa për borxhet 5-10 vjet, bizneset do të mund të shlyejnë 50% ose 75% të detyrimit tatimor, me pjesën tjetër dhe kamatat që do të fshihen. Për detyrimet 0-5 vjet, shlyerja brenda vitit 2026 shoqërohet me fshirjen e gjobave dhe kamatave.

Paketa fiskale përfshin edhe uljen e tatimit mbi pronën në procesin e rivlerësimit, nga 15% në 5%.

Një mbështetje e veçantë parashikohet për fermerët, përmes kompensimit të TVSH-së në masën 10% të vlerës së faturave të shitjes, me një fond prej 15 milionë eurosh për vitin 2026, i cili pritet të dyfishohet në vitin 2027.

Ndërkohë, për familjet parashikohet një zbritje prej 48 000 lekësh për çdo fëmijë nën 18 vjeç në deklaratën vjetore të të ardhurave, duke ulur drejtpërdrejt barrën tatimore.

/Marrë nga ATSH

Zv.ministri Guri: Vijon evidentimi i dëmeve nga përmbytjet

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri deklaroi sot se ka nisur evidentimi i dëmeve në zonat e përmbytura…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Zv.ministri Guri: Vijon evidentimi i dëmeve nga përmbytjet

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri deklaroi sot se ka nisur evidentimi i dëmeve në zonat e përmbytura…